Publikuar më 08 Октомври, 2014 në Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë sot zhvilloi ndeshjen e parë në grupin 12 të turneut kualifikues për fazën elite të Kampionatit Evropian, kur u përball me Francën. Në terenin te ‘Shtëpia e Futbollit’ përfaqësuesja jonë e re që është zgjedhur vendase e këtij turneu u mund me rezultatin 2:1 nga favorite kryesor, përfaqësuesja e Francës. Autor të golave për përfaqësuesen franceze ishin Majpi në minutën e 19-të dhe Dembele në të 41-tën. Golin e vetëm për Maqedoninë e shënoi Taulant Sulejmanov nga pika e bardhë në minutën e 71.
Ndeshjen e rradhës përfaqësuesja e Maqedonisë do ta zhvillojë kundër Bosnjë e Hercegovinës më 10 tetor në orën 15:00 në terenin e ‘Shtëpisë së Futbollit”.
Seleksionuesi Mario Vujoviq ndeshjen e nisi me këtë fomacion:
Dushan Gjurgev, Aleksa Amanoviç, Goran Terziev, Sabahudin Alomeroviq, Petar Petkovski, Konstantin Çeshmaxhiev, Dorian Babunski, Demir Benjamin (Valentin Koçovski 75’), Tihomir Kosradinov (Taulant Sulejmanov 66’), Rexhep Kurt (Daniel Kreziç 75’), Filip Stojanovski.
Në pankinën e rezervistëve në këtë ndeshje ishin edhe: Adrijan Çavolli, Igor Perçinkov dhe Filip Iliq.
“Franca është favorit absolute në grupin tonë. Kemi zhvilluar ndeshje kualitative. Nëse rishikojmë ndeshjen do shofim se shanset tona ishin më serioze. Pak ndjehemi të lodhur. Ditën e nesërme do ta shfrytëzojmë për pushim, pasi pasnesër na pret një sifdë e madhe dhe ndeshja vendimtare me Bosnjë e Hercegovinën”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 19 të Maqedonisë, Mario Vujoviq, për faqen zyrtare të Federatës së futbollit të Maqedonisë.
Në ndeshjen e dytë të sotme në kuadër të xhiros së parë, përfaqësuesja e BeH arsyetoi epitetin e favoritit, duke mundur bindshëm 5:0 Lihtenshtajnin.