Publikuar më 01 Јуни, 2016 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja
U 19 e Maqedonisë ka shënuar fitore 2:0 përballë moshave të njëjta të
Azerbajxhanit në kuadër të ndeshjes së parë kontrolluese nga dy të parapara në
qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ në kompleskin ‘Shtëpia e futbollit’ në
Shkup.
Maqedonia zhvilloi ndeshje kualitative, me shumë luftë dhe lojë sakrifikuese. Dueli filloi hapur, me shumë vrapim dhe sulme të pandërpera para dy portave. Si kalonte koha, të përzgjedhurit e seleksionuesit Jeton Nesimi luanin gjithnjë e më mirë, morrën iniciativën dhe shtypën më rezikshëm në pjesën e kundërshtarit. Mundësinë më të mirë për të shënuar gol Maqedonia e kishte në minutën e 20-të kur Alban Sulejmani goditi bukur në rrotullim, mirëpo nuk pati fat pasi traversa ishte aletae e portierit kundërshtar. Azerbajxhani u kanos në minutën e 38-të kur Jafarov rrezikoi portën tonë. Në mundësi të re të mirë për Maqedoninë u gjet Ristovski në minutën e 40-të, mirëpo nuk reagoi mirë në përfundim. Shansin e fundit të mirë për gol në pjesën e parë e kishte Elif Elmaz në minutën e fundit, mirëpo pa rezultat. Në pushim u shkua me barazim pa gola, mirëpo me shumë shanse të humbura, posaçërisht nga ana e Maqedonisë.
Në vazhdim të duelit kontrollues, Maqedonia vazhdoi me ritëm të njëjtë, me sulme drejt portës kundërshtare. Kjo rezultoi me gol në minutën e 47-të kur Elif Elmaz u ndal ne faul në zonën e rrezikut, arbitri kryesor tregoi penalti për Maqedoninë, ndërsa realizator i sigurtë ishte kapiteni Davor Zdravkovski. Në minutën e 49-të penalti e re për Maqedoninë, kësaj rradhe përgjegjësine e merr Milan Ristovski i cili shënon për 2:0, rezultat që në fund u tregua të jetë përfundimtar. Deri në fund të ndeshjes Azerbajxhani u mundua të kthehet në lojë, mirëpo pa ndonjë efekt.
NDESHJE KONTROLLUESE – PËRFAQËSUESET DERI MË 18 VITE
MAQEDONI – AZERBAJXHAN 2:0 (0:0)
(1:0 Davor Zdravkovski 47`; 2:0 Milan Ristovski 49`)
MAQEDONIA: Risto Jankov, Viktor Stojkovski (Vane Jovanov), Mihail Manevski (Agon Hani), Darko Dodevski (Filip Mihajllov), Nehar Sadiki, Esmin Liçina, (Antonio Mitrev), Emil Abaz (Darko Dodev), Elif Elmas (Shefit Shefiti), Milan Ristovski (Mario Krstovski), Davor Zdravkovski ©, Alban Sulejmani (Daniel Milovanovi);
Seleksionues: Jeton Nesimi