U 19: Maqedonia me lojë të shkëlqyeshme fiton 2:0 BeH

Publikuar më 15 Септември, 2016 Deri më 19 vjet

Përfaqësuesja e Maqedonisë U 19 ka zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese me Bosnjë e Hercegovniën në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ në Shkup, duke shënuar fitore 2:0.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Jeton Nesimi zhvilluan ndeshjen shumë më të mirë në krahasim me takimin e parë para dy ditëve, krijuan disa mundësi të shkëlqyeshme dhe shënuan dy gola të mjaftueshëm për fitore të sigurtë. Goli i parë ishte vepër e Filip Stojçevskit në minutën e 44-t.

Në vazhdim, kundërshtari u hap duke ditur se janë në negativë dhe la më shumë hapsirë për futbollistët tanë për të shënuar edhe ndonjë gol në rrjetën e Joviqit. Goli i dytë erdhi në minutën e 77-të kur Darko Dodev shënoi për rezultat përfundimtar 2:0.

“Së pari dua të përgëzoj futbollistët e mi për fitoren e shënuar me shumë mund dhe luftë në teren. Përmbushën gjithë detyrat që u dhash para ndeshjes. U përmbahen instruksioneve të mija dhe zhvilluan takim në nivel të lartë. Edhe pse bëhet fjalë për futbollistë që janë një vit më të ri se sa anëtarët standard të përfaqësueses deri 19-të vite, ata dëshmuan se meritojnë të mbajnë këtë fanellë dhe konfirmuan se janë futbollistë në të cilët duhet të llogaritet në të ardhmen”, deklaroi seleksionuesi Jeton Nesimi.

MAQEDONI – BOSNJË E HERCEGOVINË 2:0 (1:0)

(1:0 Filip Stojçevski 44`; 2:0 Darko Dodev 77`)

MAQEDONIA U19: Artan Iljazi, Mihael Manevski, Jani Atanasov (Benxhamin Mustafiq), Medin Bajrami, Antonio Mitrev, Shefit Shefiti (c) (Andrej Kirovski), Todor Todorovski (Vane Jovanov), Filip Stojçevski (Alpaj Jusuf), Kristijan Ackovski (Bojan Kolevski), Marko Ferukovski (Kristijan Trapanovski), Darko Dodev (Mario Krstovski); Seleksionues: Jeton Nesimi

Ju rikujtojmë se ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve përfundoi me barazim 2:2. 



   
   
Reprezentacioni A