U 19, Jeton Nesimi publikon listën për turneun kualifikues të UEFA-së

Publikuar më 01 Октомври, 2016 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja e U 19 e Maqedonisë prej 6 deri 11 tetor do të paraqitet në Poloni në turneun parakualifikues të UEFA-së për kualifikim në raundin e ardhshëm (elitar) të kualifikimeve. Në kuadër të grupit 11, shpresat e Maqedonisë do të përballen me vendasit Poloninë, Irlandën e Veriut dhe Sllovakinë.

Në vigjilie të këtij turneu, seleksionuesi Jeton Nesimi ka publikuar listën e futbollistëve me të cilët do të udhëtojë për në Poloni:

Portierë: Riso Jankov (Rabotniçki), Hristijan Stevkovski (Skopje);

Mbrojtës: Viktor Stojkovski (Metalurgu), Mihail Manevski (Akademia Pandev), Nehar Sadiki (Rabotniçki), Antonio Mitrev (Metalurg), Esmin Liçina (Vardar), Vane Jovanov (Akademia Pandev);

Mesfushorë: Davor Zdravkovki (Makedonija Gj.P.), Darko Dodev (Metalurg), Daniel Milovanoviq (Akademia Pandev), Shefit Shefiti (Shkëndija), Agon Hani (Sllovaçko), Jani Atanasov (Akademia Pandev), Alban Sulejmani (Pogon Siedlece), Elif Elmaz (Rabotniçki);

Sulmues: Milan Ristovski (Rabotniçki), Emil Abaz (Dinamo Zagreb).

Turneu para-kualifikues i UEFA-së, Poloni

Orari i ndeshjeve:

6. tetor Poloni-Maqedoni ora 15:30

8. tetor Maqedoni-Irlandë e Veriut ora 11:00

11. tetor Sllovaki-Maqedoni ora 15:30

Grumbullimi i përfaqësueses U 19 të Maqedonisë është caktuar më 3 tetor në orën 11:00 në hotelin ‘Karposh’ në Shkup.

Kampionati i ardhshëm Europian për futbollistë të moshës nën 19-të vjeç do të zhvillohet në Gjeorgji. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A