U 19 e përgatitur për turneun para-kualifikues të UEFA-së në Poloni

Publikuar më 03 Октомври, 2016 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë sot kishte grumbullimin e parë në hotelin ‘Karposh’ në vigjilie të turneut parakualifikues i cili do të mbahet në Poloni, në periudhën prej 6 deri më 11 tetor. Dueli i parë në program është më 6 tetor kundër vendasit, Polonisë, në Szubin me fillim në orën 15:30.

Udhëheqësi i përfaqësueses U 19 të Maqedonisë, Jeton Nesimi potencon se kjo gjeneratë e futbollistëve posedon kualitet për të bërë sukses dhe të synojë një prej dy vendeve të para në grup.  

“Ftesë kanë marrë futbollistët të cilët prej fillimit të vitit kanë qenë pjesë e këtij ekipi përfaqësues, luajtën në pjesën më të madhe të ndeshjeve kontrolluese, më të mirët që posedojmë për momentin. Besoj në futbollistët e mij, kemi dëshmuar në ndeshjet paraprake se posedojmë potencial dhe kualitet të lartë. Gjendemi në grup që do të ketë paqartësi dhe do të jetë e balansuar deri në fund të turneut. Besoj se në fund do t’ia arrijmë qëllimit, e ai është njëri prej dy vendeve të para”, deklaroi Nesimi.

Një prej futbollistët më të mirë dhe bartës i lojës së përfaqësueses U 19, Elif Elmas dha opinionin e tij në lidhje me cilësinë dhe shaset e Maqedonisë në mini-turenun parakualifikues.

“Kemi pasur periudhë të mirë përgatitore, kjo përfaqësuese është e gatshme për një sfidë të këtillë të madhe si që është turneu parakualifikues i UEFA-së në Poloni. Besojmë në potencialin tonë dhe do të japim gjithçka për të arritur sukses dhe më në fund të kualifikohemi në fazën e ardhshme të eliminatoreve. Grupi nuk është aspak naiv, na presin tre ndeshje shumë të vështira dhe ndeshje të interesante me përfaqësuese të forta. Qëllimi ynë është i qartë, duam të bëjmë rezultat të mirë, të prezantohemi në dritë të vërtetë dhe të shkojmë një hap para në aspekt të kualifikimeve paraprake”, u shpreh Elmas. 




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A