U 19: Barazim 2:2 në kontrolluesen e parë, nga dy të parapara me BeH

Publikuar më 13 Септември, 2016 Deri më 19 vjet


Në ndeshjen e parë kontrolluese nga dy të parapara të përfaqësueses U 19 të Maqedonisë përballë Bosnjë e Hercegovinës në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet për Kampionatin Evropian, përfaqësuesja jonë luajti baraz 2:2.  

Në ndeshje të balansuar rezultatin e hapi BeH përmes Denis Zeriq në minutën e 19-të. Futbollistët tanë barazuan në minutën e 47-të me golin e Bojan Kolevskit, i cili u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë, duke shënuar gol pas vetëm dy minutave lojë.

Nermin Hajdareviq në minutën e 76-të sërish avansojnë mysafirtë, mirëpo pak para fundit kur po skadonin 4 minuta kohë shtesë Kristijan Trapanovski shënon gol të bukur për barazim të rezultatit në 2:2.

“Unë jam i kënaqur me lojën dhe rezultatin. Kuptohet se gjithmonë ka vend për përparim, megjithatë duhet të kemi parasysh se ekipi ynë përbëhet nga futbollistë shumë më të ri, për të cilët vlerësojmë se i’a vlen tu jepet shansi. Para nesh është faza e parë e kulifikimeve, jemi në grup me Poloninë, Sllovakinë dhe Irlandën e Veriut dhe unë sinqerisht mendoj se këta përgatitje do të na japin pasqyrë të qartë se ku duhet të përmirësohemi para ndeshjeve kualifikuese në Poloni, më 6-të, 9-të dhe 11-të tetor. Shpresoj që këta ta dëshmojmë që në ndeshjen e dytë kontrollues kundër Bosnjë e Hercegovinës, i cili do të luhet më 15-të shtator me fillim në orën 11:00, sërish në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’”, deklaroi seleksionuesi Jeton Nesimi.

MAQEDONIA U19: Stvekovski, Jovanovs (Todorovski 83’), Manevski, Atanasov (Stojçevski 83’), Bajrami, Mitrev (Kirovski 83’), Shefiti (Ferukoski 83’), Mustafiq (Jusuf 69’), Krstovski (Kolevski 46’), Elmaz, Dodev (Trapanovski 46’). 



   
   
Reprezentacioni A