U 18: Ndeshje kontrolluese me Azerbejxhanin

Publikuar më 03 Ноември, 2014 Deri më 19 vjet

Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë të mërkurën, 5 nëntor do të zhvillojë ndeshje kontrolluese kundër Azerbejxhanit në terenin e kompleksit ‘Shtëpia e futbollit’.

Për ndeshjen kontrolluese kundër Azerbejxhanit, seleksionuesi i Maqedonisë, Jeton Nesimi ka ftuar këta futbollisë:

Portierë:

Boban Celevski, Filip Iliq.

Mbrojtës: Sllobodan Bocevski, Din Alomeroviq, Stefan Lazarov, Milan Aleksiq, Enis Dervishi, Enis Perçinkov, Kristijan Karanfilovski.

Mesfushorë: Stefan Jeftovski, Rexhep Kurt, Sashe Shoposki, Martin Mirçevski, Besart Iseini, Valentin Koçovski.

Sulmues: Petar Petkovski, Bobi Gjeorgiev, Mentor Halimi, Martin Hristov, Ramzifaik Selmani.

Vazhdimisht përsërisim se përfaqësuesja jonë deri më 18 vjet është e talentuar, mirëpo gjithë këtë duhet ta vërtetojmë në teren. Këta futbollistë thuajse dy vite janë bashkë, vlerësoj se njihemi mjaft mirë ndërmjet veti, kjo është përparësia jonë të cilët duhet ta shfrytëzojmë. Për këtë ndeshje shansin do ta marrin disa futbollistë të rinj, do të bindemi në kualitetet e tyre dhe nëse do mund të llogarisim në ta për rritjen e kualitetit të lojës së përfaqësueses tonë. Azerbejxhani vjen me një gjeneratë më të vjetër se e jona, mirëpo kjo është edhe një arsye më tepër për të arritur qëllimet tona për të marë fitoren”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 18 të Maqedonisë, Jeton Nesimi.

Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë javën e kaluar zhvilloi dy ndeshje përballë Hungarisë në teren mysafir.



   
   
Reprezentacioni A