U-18: Maqedonia mundet 2:1 në kontrolluesen me Hungarinë

Publikuar më 28 Октомври, 2014 Lajme


Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë është mundur me rezultat 2:1 nga Hungaria në ndeshjen e parë, nga dy takimet kontrolluese që këto dy kombëtare do t’i luajnë mes veti në Budapestë.

Hursan në minutën e 74 shënoi golin për fitore të përfaqësueses vendase. Hungaria avansoi në minutën e 12-të kur Imre zhbllokoi rezultatin, ndërsa Maqedonia arriti të barazojë në minutën e 31 me anë të Mejdi-t. Futbollistët e Jeton Nesimit në pjesën e parë nuk shfrytëzuan dy mundësi të mira për gol, së pari kur Petkovski nuk arrin të shënojë, ndërsa të njëjtin efekt solli edhe Ylber Mejdi pak më vonë. Në fillim të pjesës së dytë u kanosëm përmes Boçevskit, kurse në minutën e 65-të Selmani ishte në mundësi, por nuk realizon. Mundësinë e fundit për të barazuar e kishim në minutën e 89-të kur portieri hungarez ndali goditjen e Rexhep Kurt.

Seleksionuesi i përfaqësueses U 18 të Maqedonisë, Jeton Nesimi, ndeshjen e nisi me këtë formacion:

Filip Iliq, Sllobodan Boçevski, Shaip Tela, Stefan Jeftovski, Igor Perçinkov, Din Alomoroviq, Ylber Mejdi, Sashe Shopovski, Petar Petkovski, Remzifaik Selmani dhe Besart Iseini.

“Nuk jam i kënaqur nga futbollistë të caktuar, të cilët kishin shansin të vërtetojnë se posedojnë potencial dhe kualitet për të luajtur në përfaqësuese, mirëpo të paktën në këtë ndeshje nuk e shfrytëzuan mundëisnë e dhënë. Shpresoj se shumë më seriozisht do ta marim përgjegjësinë në ndeshjen e dytë dhe maksimalisht do të tentojmë të nxjerim rezultat pozitiv”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 18 të Maqedonisë, Jeton Nesimi.



   
   
Reprezentacioni A