U 18: Maqedonia fiton 2:0 Shqipërinë

Publikuar më 16 Јуни, 2016 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë ka shënuar fitore 2:0 përballë Shqipërisë në takim kontrollues. 

Përfaqësuesja e Maqedonisë luajti në nivel të lartë, krijoi më shumë mundësi shënimi se sa kundërshtari dhe me plot meritë në fund i’u gëzua fitores 2:0.

Trapanovski herët që në minutën e 7-të shënoi për epërsi të Maqedonisë. Në vazhdim të takimit futbollistët tanë humbën shumë raste për të shënuar. Rezultati final u fiksua në minutën e 40-të kur i saktë ishte Mitrovski. Duhet të përmendet se të përzgjedhurit e seleksionuesit Vujadin Stanojkoviq luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 25-të e takimit.

MAQEDONIA: Stevkovski, Todorovski, Manevski, Kirovski, Mitrev, Mena, Atanasov, Stankovski, Mitrovski, Trapanovski. 



   
   
Reprezentacioni A