U 18: Maqedonia – Azerbejxhani 2:0

Publikuar më 05 Ноември, 2014 Lajme


Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë zhvilloi ndeshje kontrolluese përballë përfaqësueses së Azerbejxhanit. Në terenin kryesor të kompleksit ‘Shtëpia e futbollit’ Maqedonia mundi Azerbejxhanin me rezultat 2:0.

Fillim i shkëlqyeshëm për Maqedoninë, e cila me golin e Petar Petkovskit që në minutën e parë avansoi 1:0. Në pjesën e dytë nuk shfrytëzuam shumë mundësi të mira për të rritur epërsinë. Rastin më të mirë e kishte Boban Georgiev i cili me goditje të shkëlqyeshme nga zona e reptësisë goditi traversën. Në pjesën e dytë megjithatë pamë edhe një gol në rrjetën e Azerbejxhanit. Valentin Koçovski me goditje nga pika e bardhë në minutën e 77-të vendosi rezultatin përfundimtar 2:0. Për tu cekur është edhe kartoni i kuq për mysafirët. Në minutën e 74, Mahir Madatov për shkak të kartonit të dytë të verdhë para kohe mbylli ndeshjen. Përfaqësuesja e Maqedonisë ishte kundërshtar më i mirë gjatë gjithë ndehsjes dhe me meritë mori fitoren.

Seleksionuesi i Maqedonisë U 18, Jeton Nesimi ndeshjen e zhvilloi me këtë formacion:

Bobi Celeski (Filip Iliq), Slobodan Bocevski (Enis Dervishi), Stefan Lazarov, Stefan Jeftovski, Milan Aleksiq, Din Alomeroviq (Kristijan Karanfilovski), Boban Georgiev (Valentin Koçoski), Sashe Shoposki (Rexhep Kurt (Igro Perçinkov)), Petar Petkovski (Mentor Halimi), Martin Mirçevski (Martin Hristov), Remzifaik Selmani (Besar Iseni).

“Është mirë kur fitohet. Vitin e nisëm me fitore 4:1 kundër Lituanisë në teren vendas. Të njëjtin vit e mbyllim me këtë triumf kundër Azerbejxhanit. Jam i kënaqur me paraqitjen e sotme të futbollistëve të mi, mirëpo gjithmonë ka hapsirë për të ngitur nivelin e lojës. Para neve ka një punë të madhe dhe besoj në përparimin e këtyre futbollistëve si në aspektin teknik, ashtu edhe në taktik”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 18 të Maqedonisë, Jeton Nesimi.




   
   
Reprezentacioni A