U 18 femrat: Maqedonia mbylli turneun me fitore me penalti kundër Serbisë

Publikuar më 03 Јули, 2014 Deri më 19 vjet Femra

Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë në konkurencë të femrave me fitore ka mbyllur turneun zhvillues të UEFA-së. Në një ndeshje kualitative në kompleksin sportiv të FFM-së, Maqedonia mundi Serbinë pas egzekutimit të penaltive.

Pjesa e rregullt e ndeshjes u mbyll me barazim 2:2, ndërsa pas egzekutimit të penaltive Maqedonia fitoi 7:6. Simona Krstanovski ishte golashënuese e dyfishtë për Maqedoninë në kohën e rregullt, duke realizuar në minutën e 33-të dhe 81.

“Jam shumë i kënaqur nga loja. Vajzat dhanë gjithçka nga vetja, dhe përkundër faktit që kishim rival të vështirë, arritëm të krijojmë shanse të mira të cilat nuk i realizuam, përsëri mendoj se kemi arritur qëllimin me atë që arritëm të bëjmë bazën e ekipit që do të na përfaqësojë në kualifikimet në Portugali. Më vjen mirë që tejkaluam frikën, arritëm të kanosemi, dhe të shënojmë dy gola. Kjo nënkupton se kjo skuadër ka forcë edhe të mbrohet, por edhe të shënojë gola. Uroj të gjithë futbollistet që ishin ftuar në kombëtare, ata plotësuan në tërësi pritjet e mia”, deklaroi seleksionuesi i kombëtares U 18 të femrave të Maqedonisë, Astrit Merko.

Maqedonia ndeshjen me Serbinë e zhvilloi me këtë formacion:

Angela Peeva, Aleksandra Popovska (Evgenija Tapovska 46’), Ana Mickovska, Stefani Skerlevska, Elena Nakovska (Danella Velevska 19’), Simona Krstanovska, Natasha Levkova, Arlinda Adili (Simona Damevska 70’), Aleskandra Markovska (Ane Boshevska 79’), Shqipe Bojku (Teodora Kiranova 85’) dhe Enhi Sherifi (Sashka Kokalovksa 19’).




   
   
Reprezentacioni A