U 18: Dy përballje me Rumaninë

Publikuar më 12 Август, 2014 Lajme, Deri më 19 vjet

Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë më 15 gusht (e premte) dhe dy ditë më vonë në Bukuresht do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me përfaqësuesen përkatëtëse të Rumanisë.

Për dy takimet me Rumaninë, seleksionuesi i Maqedonisë Jeton Nesimi ka ftuar këta futbollistë:

Portierë: Filip Iliq (Metalurg), Bobi Celeski (Makedonija Gj.P.)

Mbrojtës: Sllobodan Bocevski (Makedonija Gj.P.), Sabahudin Alomeroviq (Vardar), Hristijan Karanfilofski (Metalurg), Darko Digalivski (Metralurg), Ivan Georgievski (Rabotniçki), Igor Perçinkov (Rabotniçki)

Mesfushorë: Sabit Bilalli (Renova), Stefan Jevtovski (Metalurg), Rexhep Kurt (Horizont Turnova), Martin Mirçevski (Pelister), Besart Iseni (Shkupi), Bunjamin Ameti (Shkupi)

Sulmues: Petar Petkovski (Vardar), Boba Georgiev (Metalurg), Remzifaik Selmani (Renova), Andrej Kudijan (Rabotniçki).

“Rumania është përfaqësuese e fortë, kemi mundësi të testojmë formën tonë dhe dy ndeshjet do jenë një dobi e madhe. Në formacion të përfaqësueses tonë një pjesë e madhe e futbollistëve luajnë edhe për përfaqësuesen U 19, të cilën këtë vit e presin kualifikimet kështu që ndeshjet në Bukuresht do të jenë shumë të dobishme edhe për formacionin që e udhëheq Mario Vujoviq. Shpresoj të paraqitemi mirë”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 18 të Maqedonisë, Jeton Nesimi.

Maqedonia dhe Rumania të dyja ndeshjet do t’i luajnë në terenet e kompleksit stërvitor të Federatës Rumune të futbollit. Fillimi i ndeshjes së parë është caktuar në orën 18:00, ndërsa takimi i dytë më 17 gusht (e dielë) do të luhet në orën 10:00.



   
   
Reprezentacioni A