U 17: U zhvillua ndehsja e dytë kontrolluese kundër Sllovenisë

Publikuar më 22 Септември, 2016 Lajme, Deri më 17 vjet


Në ndeshjen e dytë kontrolluese të luajtur në qendrën sportive ‘Petar Milloshevski’ në kuadër të kompleksit ‘Shtëpia e futbollit’, përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë u mund me rezultat 0:1 nga Sllovenia.

Në pjesën e parë kundërshtari dukej shumë më mirë në teren, më i sigurtë dhe përveç golit të shënuar lëshuan disa raste të mira shënimi. Në minutën e 17-të Sllovenia tundi rrjetën tonë, me autor të golit Alim Kurtoviq. Mundësi të mira shënimi nuk shfrytëzuan edhe Zhan Kolmanoviq dhe Maj Mitendorfer.

Në vazhdim të ndeshjes përfaqësuesja jonë e udhëhequr nga Dobrinko Ilievski konsolidoi rradhët e saj, mirëpo pa mundur të ndryshojë rezultatin. Deri në fund të ndeshjes Maqedonia lëshoi mundësi të mirë shënimi përmes Kire Trpçevskit të inkuadruar në lojë në pjesën e dytë.

MAQEDONI-SLLOVENI 0:1 (0:1)

MAQEDONIA: 1. Metodija Velkovski 13. Kristjan Trpçevski 3. Filip Antovski 6. Nikolla Spasov 10. Enis Fazllagiq 4. Angel Stratorski 18. Filip Aleksovski 8. Darko Çurlinov 9. Bojan Kolevski 7. Anes Osmanovski 17. Jakup Berisha;

Në pankinë: Mite Sekulov, Luka Trajkovski, Stefan Simonovski, Besnik Ferati, Emir Skenderi, Stefan Kolevski, Marko Simunoviq, Kire Trpçevski.

Seleksionues: Dobrinko Ilievski;



   
   
Reprezentacioni A