U 17: Maqedonia mundet pa fat nga Rumania

Publikuar më 10 Август, 2016 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja e U 17 e Maqedonisë ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese kundër moshatarëve të tyre të Rumanisë. Në stadiumin në Bukuresht futbollistët e ri të Maqedonisë u mundën me rezultat 2:1.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dobrinko Ilievski në përgjithësi luajtën ndeshje të mirë në të cilën lëshuan raste të mira shënimi. Enis Fazllagiq në pjesën e parë hapi rezultatin, ndërsa Bojan Kolevski dhe Emir Skenderi u gjetën në shanse shumë të mira, mirëpo nuk arritën të realizojnë.

Në pjesën e dytë vendasit arritën të mbëjnë përmbysje të plotë të rezultatit. Në fund rezultati final ishte 2:1 për Rumaninë, ndërsa Maqedonia mund të ndjej keqardhje për numrin e madh të rasteve të humbura gjatë gjithë ndeshjes.

MAQEDONIA: Malik Ziberi, Borjan Panovski, Filip Antovski, Nikolla Spasov, Besir Ramadani, Emir Skenderi, Bojan Kolevski, Enis Fazlagiq, Bojan Kolevski, Luka Trajkovski, Mario Naumovski;



   
   
Reprezentacioni A