U 17: Maqedonia mundet minimalisht nga Anglia

Publikuar më 27 Октомври, 2014 Deri më 17 vjet

Përfaqësuesja U 17 e Maqefonisë është mundur me rezultat 1:0 nga Anglia në ndeshjen e dytë të turneut elimantor që zhvillohet në Qipro, për kualifikim në raundin elitar të UEFA-së.

Golin për fitore të Anglisë e shënoi Lukas Nmeça në minutën e 14-të të ndeshjes. Përfaqësuesja e Maqedonisë në pjesën e parë nuk shfrytëzoi mundësi të mirë për të barazuar përmes Emil Abazit, ndërsa në pjesën e dytë kapiteni Davor Zdravskovski nuk realizoi mundësi të bukur. Në duelin e dytë të grupit, Franca me rezultat bindës 4:0 mundi vendasit, Qipron.

Në xhiron e tretë dhe të fundit Maqedonia do të luajë me Qipron në luftën për vendin e tretë të këtij turneu. Kualifikim në raundin elitar të kualifikimeve do të sigurojnë dy përfaqësueset më të mira të 13-të grupeve, si dhe pesë përfaqësuese më të mira të vendeve të treta. Mirëpo Maqedonia ka humbur një shans të tillë, pas humbjeve nga favoritët Franca dhe Anglia.

ANGLI-MAQEDONI 1:0 (1:0)
Stadiumi: „Papiakos“, Qipro
Golashënues: Nmeça 14′ (А)


ANGLIA: Vulson, Jeits, Dejvis, Hamfris, Medoks (Patçing 72’), Nmeça (Vilok 62’), Koulson, Kolinxh, Ndukvu, Vejkfild (Holand 56’), Kejn.

MAQEDONIA: Trajçevski, Giçevski (Dodev 74’), Çuleviq, Toshevski, M. Ristovski (Krstovski 74’), Zdravkovski, Abaz, K. Ristovski, Terziev (Mitrev 62’), Hani, Sadiki.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A