Publikuar më 16 Јуни, 2014 në Lajme, Deri më 17 vjet
Ndeshjet do të luhen më 17 dhe 19 qershor të këtij viti. Seleksionuesi i Maqedonisë, Bobi Stojkoski për këto dy ndeshje ka ftuar këta futbollistë:
Portierë: Filip Trajçevski (Akademia FFM-Vardar), Riste Jankov (Akademia FFM- Rabotniçki)
Mbrojtës: Viktor Stojkovski (Metallurg), Filip Giçevski (Akademia FFM-Makedonija Gj.P.), Semevat Seferi (Baden, Zvicër), Antonio Mitrev (Akademia FFM-Metalurgu), Velmin Çuleviq (Vardar), Aleksandar Karakabakov (Metalurg).
Mesfushorë: Davor Zdravkovski (Akademia FFM – Makedonija Gj.P.), Agon Hani (Akademia FFM – Akademia Pandev), Igor Petkov (Akademia Pandev), Riad Agushi (Milano-Kumanovë), Darko Dodev (Metalurg), Esmin Liçina (Vardar).
Sulmues: Milan Ristovski (Rabotniçki), Emil Abaz (Anderleht, Belgjikë), Mihail Manevski (Akademia FFM-Bregallnica), Benjamin Mustafiq (Admira Vaker, Austri).
“Këto dy ndeshje me Rumaninë janë shumë të rëndësishme për kombëtaren tonë, kundërshtari është shumë kualitativ dhe do të na japë një pasqyrë të qartë për mundësitë tona me të cilat mund tu kundërvihemi në nivel riavlëve në kualifikimet e tetorit në Qipro, kur do të luajmë kundër Qipros, Anglisë dhe Francës. Këta do të jenë teste të vërteta të formës të cilët gëzojmë momentalisht. Shpresoj të kemi përparuar dhe të kundërvihemi me sukses”, deklaroi seleksionuesi i kombëtares U 17 të Maqedonisë, Bobi Strojkoski.