U 17: Maqedonia dy ndeshje kontrolluese kundër Sllovenisë

Publikuar më 19 Септември, 2016 Deri më 17 vjet


Në vigjilie të turneut të parë kualifikues për përfaqësuese deri 17-të vjeç, Maqedonia do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër Sllovenisë. Ndeshjet do  të zhvillohen në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ në Shkup me 20-të dhe 22 shtator me fillim në orën 15:00.

Ftesë për dy ndeshjet kontrolluese kanë marrë këta futbollistë:

PORTIERË:

Mite Sekulov-Pro Pjaçenca-Itali

Metodija Velkovski-Vardar

MBROJTËS:

Filip Aleksovski-Makedonija Gj.P.

Filip Antovski-Vardar

Angel Stratorski-Nova Gorica-Slloveni

Nikolla Spasov-Akademia Pandev

Marko Shimunoviq-Partizan-Serbi

Stefan Simonovski-Rabotniçki

Kristijan Trpçevski-Nju Star-Shkup

MESFUSHORË:

Besnik Ferati-Shkupi

Enis Fazllagiq-Shkëndija

Anes Osmanovski-Unterahing-Gjermani

Stefan Kolevski-Rabotniçki

SULMUES:

Luka Trajkovski-Pobeda

Bojan Kolevski-Metalurg

Mario Naumoski-Pobeda

Darko Çurlinov-Keln-Gjermani

Jakup Berisha-Vardar

“Këta janë dy ndeshjet e fundit para kualifikimeve në fund të tetorit. Për fat të keq nuk mund të llogarisim në të gjithë futbollistët. Rustemovski nuk ishte në mundësi të na bashkohet për shkak të angazhimeve në ekipin e Grashoperit, ndërsa edhe Hajdari dhe Naumovski rikuperohen nga lëndimet. Edhe pse pa tre reprezentues standard patjetër të mundohemi të bëjmë rezultat të mirë për të hyrë në kualifikime me vetëbesim maksimal”, deklaroi seleksionuesi Dobrinko Ilievski.

Turneu i parë kualifikues për përfaqësuesen U 17 do të mbahet në Itali, në periudhën prej 26-të deri më 31 tetor të vitit 2016. Përveç vendasve, Italisë, Maqedonia për një prej dy pozitat e para në grup do të luftojë me Serbinë dhe Shqipërinë. 



   
   
Reprezentacioni A