U 17: MAQEDONIA DHE BeH BARAZUAN NË NDESHJEN E DYTË KONTROLLUESE

Publikuar më 15 Мај, 2014 Deri më 17 vjet

Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë ka barazuar 2:2 (0:1) me Bosnjë e Hercegovinën në ndehsjen e dytë kontrolluese ndërmjet këtyre kombëtareve, e zhvilluar në kompleksin ‘Shtëpia e futbollit’.

Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë ka barazuar 2:2 (0:1) me Bosnjë e Hercegovinën në ndehsjen e dytë kontrolluese ndërmjet këtyre kombëtareve, e zhvilluar në kompleksin ‘Shtëpia e futbollit’. Të dyja përfaqësueset treguan lojë me shumë gabime në pjesën e parë, Samir Smajlagiq në minutën e 21 shfrytëzoi një pakujdesi të mbrojtjes vendase dhe shënoi golin që Bosnjës i dha epërsi 1:0 në pjesën e parë.

Seleksionuesi i Maqedonisë, Bobi Stojkovski bëri disa zëvendësime në fillim të pjesës së dytë, ndërsa ndryshimet dhanë efekt pozitiv. Maqedonia humbi disa mundësi të mira para se në minutën e 54 Davor Zdravkovski të shënojë për barazim 1:1. Futbollisti i Maqedonisë nuk arriti të shënojë nga penaltia, mirëpo ishte i vëmendshëm dhe topin e dëbuar e përcolli në rrjetë. Në minutën e 60-të Maqedonia egzekutoi një faul në situatë të një rivënie këndore të shkurtuar, ndërsa Zdravkovski me golin e tij të dytë solli epërsi 2:1. Kur dukej se Maqedonia do të rëmbejë fitoren, në kohën shtesë të ndeshjes Ajdin Mijakiq shënoi për BeH për rezultat final dhe barazim 2:2. Ky ishte barazimi i dytë ndërmjet këtyre dy kombëtareve në dy përballjet e organizuara nga FFM në Shkup.

“Gëzon karakteri që kemi treguar në këtë ndeshje. Bëmë disa ndryshime me çka sollëm koreksionet e dëshiruara në lojë. Në fillim të pjesës së dytë u pa dëshira për rezultat pozitiv te këta futbollistë të rinjë edhe pse pjesërisht ndjehej një lodhje nga ndeshja e parë. Jam i kënaqur me mënyrën se si lojtarët kryen detyrat taktike. Detyra jonë është që të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin dhe ngritjen e nivelit të lojës”, deklaroi seleksionuesi i kombëtares U 17 të Maqedonisë, Bobi Stojkovski.

U 17: MAQEDONIA – BeH 2:2 (0:1)

Golashënues: Davor Zdravkovski 54’ dhe 60’ (Maqedonia), ndërsa Samir Smajlagiq 21’ dhe Ajdin Mijagiq 80’ (BeH).

MAQEDONIA: Riste Jankov, Viktor Stojkovski, Safari Samavat (Igor Petkov 41’), Nehar Sadiki, Dragan Jankullovski (Antonio Mitrov 41’), Aleksandar Karabakov, Darko Dodev (Viktor Dimkov 78’), Millosh Toshevski, Milan Ristovski, Davor Zdravkovski (Rijat Agupi 78’), Daniel Bonevski (Mihael Manevski).

Në ndeshjen e parë që u zhvillua më 13 maj, Maqedonia dhe BeH barazuan pranë rezultatit 1:1.




   
   
Reprezentacioni A