U 17, Maqedonia barazon 2:2 në testin e parë me Qipron

Publikuar më 13 Септември, 2017 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë e udhëhequr nga seleksionuesi Goran Staniq ka zhvilluar ndehsjen e parë nga dy kontrollueset e caktuara me Qipron. Në një ndeshje interesante dy përfaqësueset u ndanë me barazim 2:2.

Në plan të parë te përfaqësuesja jonë ishte Vlladan Novevski i cili shënoi të dy golat për Maqedoninë, ndërsa në anën tjetër efekt të njejtë kishte Kakuli Andronikus. Pjesa e parë kaloi komplet në dominim të miqve. Loja e tyre e mirë dhe e rrjedhshme u kurorëzua me dy gola përmes individit të tyre më të rrezikshëm, Kakuli, i cili realizoi në minutat 28-të dhe 32.

Në vazhdim lojë shumë më e mirë e Maqedonisë. Novevski shënoi në minutën e 55-të për zbutje të rezultatit, ndërsa 10-të minuta para përfundimit të ndeshjes edhe një herë goditi saktë për barazim dhe rezultat definitive 2:2.

Më 14 shtator (e enjte) me fillim në orën 16:00 do të zhvillohet ndeshja e dytë ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve.

Ndeshje kontrolluese, U 17, Shkup

MAQEDONIA – QIPRO 2:2 (0:2)

(0:1 Kakuli Andronikus 28`; 0:2 Kakuli Andronikus 32`;1:2 Vlladan Novevski 55`; 2:2 Vlladan Novevski 80`)

Qendra stërvitore “Petar Milloshevski”

MAQEDONIA: Marko Alçevski, Kristijan Trpçevski, Alen Liçina, Emil Skoko, Jovan Manev, Bozhidar Mitrevski, Kire Trpçevski, Vllada Novevski, Dimitar Todorovski, Suhejl Muharem, Xhemal Ibishi;

Seleksionues: Goran Staniq



   
   
Reprezentacioni A