U 17: Maqedonia barazoi me Slloveninë në ndeshjen e parë kontrolluese

Publikuar më 20 Септември, 2016 Lajme, Deri më 17 vjet


Në ndeshjen e parë kontrolluese të zhvilluar në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ në kuadër të kompleksit ‘Shtëpia e futbollit’, përfaqësuesja e Maqedonia deri më 17-të vjeç barazoi 2:2 kundër Sllovenisë. Ndeshja u dallua me shumë luftë, vrapim dhe lojë të fortë në mesin e terenit.

Në pjesën e parë nuk pamë gola. Dy përfaqësueset lëshuan disa mundësi solide për të shënuar, mirëpo realizimi mungoi. Në vazhdim loja u hap dhe si rezultat të dyja palët shënuan nga dy gola në rrjetat kundërshtare. Miqtë nga Sllovenia të parët avansuan me anë të Maj Roric në minutën e 53-të. Në minutën e 57-të rezultati shkoi në 2:0, pasi rrjetën e gjeti Dushan Stojinovic. Maqedonia U 17 nuk u dorëzua edhe përkundër epërsisë bindëse të rivalit dhe deri në fund të ndeshjes arriti të shënojë dy gola për barazim përfundimtar 2:2. Në listën e golashënuesve u regjistruan Darko Çurlinov në minutën e 65-të dhe Enis Fazllagiq nga penaltia në minutën e 80-të.

MAQEDONI-SLLOVENI 2:2 (0:0)

MAQEDONIA: 1. Mite Sekulov2. Marko Simunoviq (Kristijan Trpçeski) 3.Filip Antovski 6. Besnik Ferati (Jakup Berisha) 5. Stefan Simonovski 4. Angel Stratorski 11. Luka Trajkovski (Emir Skenderi)  8. Darko Çurlinov9. Bojan Kolevski 7. Anes Osmanovski (Enis Fazllagiq)  14. Stefan Koleski (Filip Aleksovski);

Seleksionues: Dobrinko Ilievski;

Në pankinë: Metodija Velkovski, Filip Aleksovski, Enis Fazllagiq, Nikolla Spasov, Emir Skenderi, Jakup Berisha, Kristijan Trpçevski.

SLOVENIA: 12. Domen Gril 2. Zan Trontelj 4. Maj Mitendorfer 5. Dushan Stojinovic 7. Almin Kurtoviq 8. Maj Roric 9. Nik Prelec 10. Egzon  Kryeziu 11. Simon Gregorin 12. Gal Shveinger, Tamar Svetlin; Selektor: Maj Roric;

Në pankinë: Anej Mrezar, Zan Kolmanik, Tomaz Zakrajsek, David Zec, Elina Demirovic, Jan Poljanec, Amadej Marinic;



   
   
Reprezentacioni A