Publikuar më 28 Септември, 2016 në Lajme
Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë prej 30 shtator deri më
5 tetor do të zhvillojë ndeshjet e turneut për kualifikim në fazën elite të
eliminatoreve për Kampionatin Evropian për femra të moshës deri 17-të vjeç.
Federata e futbollit të Maqedonisë organizon këtë turne kualifikues në të cilin
përveç përfaqësueses tonë do të marrin pjesë edhe Austria, Bosnja e Hercegovina
dhe Irlanda e Veriut.
Për tre ndeshjet kualifikuese, seleksionuesi i përfaqësueses U 17 Toshe Nacev ka ftuar këta futbolliste:
Portiere: Syarta Roçi (AS Junajted), Natalija Stoilkoviq (Reçica);
Mbrojtëse: Dragana Gegova (Borec), Julija Zhiviq (Borec), Teodora Gjorgjieva (Borec), Marija Belistojanovska (Top Gol), Hristina Joshevska (Atletiko), Sara Gramatikova (Tiverija);
Mesfushore: Rabija Dervishi (Dragon 2014), Jovana Gjorgjioska (Top Gol), Kristina Petrushevska (Borec), Marija Gjorgjievska (Borec), Sindis Pollozhani (As Junajted), Teodora Petrovska (Top Gol), Viktorija Kirjanova (AS Junajted);
Sulmuese: Marija Xhevalkova (Tiveria), Ivana Nikollova (Tiveria), Anastasija Nikollovska (Reçica), Aleksandra Todorovska (Koçani), Teodora Dimoska (Dragon 2014);
Ndeshjen e parë përfaqësuesja e Maqedonisë do ta luajë më 30 shtator me fillim në orën 15:00 kundër Austrisë. Dueli luhet në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’.
Më 2 tetor luajmë kundër Irlandës së Veriut, ndërsa turneun e mbullim me përballjen me Bosnjë e Hercegovinën më 5 tetor. Ndeshjet e tyre përfaqësueset e Irlandës së Veriut, BeH dhe Austria do t’i luajnë në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në lagjen Maxhari.