U 16: Vujadin Stanojkoviq publikoi listën për ndeshjet kontrolluese kundër Serbisë

Publikuar më 18 Ноември, 2014 Lajme

Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër Serbisë në teren mysafir në qendrën stërvitore të Lidhjes së futbollit të Serbisë më 25 dhe 27 nëntor.

Për ndeshjet kundër Serbisë, seleksionuesi Vujadin Stanojkoviq ka ftuar 20 futbollistë:

Portierë: Hristijan Stevkovski (Skopje), Bllagojçe Ivanov (Metalurg)

Mbrojtës: Andrej Kirovski (Vardar), Antonio Mitrev (Metalurg), Bojan Ilievski (Pelister), Meris Fakiq (Rabotniçki), Todor Todorovski (Metalurg),

Mesfushorë: Hristijan Delevski (Akademia Pandev), Vasko Trajkov (Akademia Pandev), Mario Naumovski (Metalurg), Elmas Elif (Rabotniçki), Mihail Manevski (Akademia Pandev), Enis Fazlagjiq (Akademia FFM), Altin Sefo (Shkupi)

Sulmues: Hristijan Trapanovski (Akademia Pandev), Boban Zdravevski (Pelister), Jani Atanasov (Akademia Pandev), Filip Tanevski (Metalurg), Filip Jovanovski (Metalurg), Azdren Mena (Hajduk Split).

“Me dy ndeshjet kundër Serbisë numri i takimeve kontrolluese në këtë periudhë do të shkojë në katërmbëdhjetë. Kjo don të thotë se hyjmë në një fazë kur patjetër ta kemi përafërsisht formacionin final të ekipit që do të jetë bartës i ndeshjeve parakualifikuese, kundërshtarët e të cilave do t’i mësojmë muajin e ardhshëm. Në Stara Pazova qëllimi ynë është që të testojmë formën momentale të futbollistëve të ftuar, në formacion kemi disa emra të rinj, të shohim në teren se në ç’nivel të kualitetit jemi në këtë periudhë dhe sa mund t’i kundërvihemi përfaqësueses së fortë të Serbisë”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 16 të Maqedonisë, Vujadin Stanajkoviq.

Ndeshjen e parë me Serbinë, Maqedonia e luan më 25 nëntor në orën 13:00, ndërsa dy ditë më vonë në orën 11:00 zhvillohet takimi i dytë kontrollues Serbi U16-Maqedoni U16.



   
   
Reprezentacioni A