Publikuar më 09 Јуни, 2016 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë shënoi fitore 1:0 kundër
Sllovakisë në ndeshjen e dytë kontrolluese të zhvilluar në Sllovaki.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dobrinko Ilievski sërish kanë zhvilluar ndeshje të shkëlqyeshme dhe me plotë meritë i’u gëzuan fitores së re. Darko Çurlinov në minutën e 27-të ishte autor i golit të vetëm dhe të fitores për Maqedoninë.
Mundësi për fitore më bindëse kishin Stratorski, Kolevaski, Trajkovski, Bytiqi dhe Naumovski, mirëpo asnjëri prej tyre nuk arriti të realizojë.
Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë shënoi fitore edhe në duelin e parë me Sllovakinë në Bratisllavë, kur triumfoi 3:1.
MAQEDONIA: Mite Sekullov, Adrijan Hajdari, Filip Antovski, Angel Stratorski, Nikolla Spasov, Mario Naumovski, Stefan Koleski, Drako Çurlinov, Bojan Kolevski, Enis Fazllagiq, Luka Trajkovski.
Luajtën edhe: Besnik Ferati, Stefan Simonovski, Filip Aleksovski, Martin Ristov, Sait Bytiqi, Marko Gjorgievski.