U-16: Maqedonia shënoi fitore minimale kundër San Marinos

Publikuar më 30 Март, 2015 Lajme

Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë ka shënuar fitore minimale 1:0 përvallë San Marinos në ndeshjen e parë të turneut zhvillues që zhvillohet në Gjibraltar.

Golin për fitore të Maqedonisë e shënoi Azdren Mena në minutën e 10-të të ndeshjes.

Udhëheqësi i përfaqësueses U 16 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq ndeshjen e zhvilloi me këtë formacion: Hristian Stevkovski, Todor Todorovski (Kiril Ristovski 54’), Mihail Manevski, Elif Elmaz (Meris Fakiq 61’), Andrej Kirovski, Antonio Mitrev, Azdren Mena (Filip Jovanovski 54’), Enis Fazlagiq (Filip Stojçevski 41’), Boban Zdravevski (Borçe Laskov 74’), Jani Atanasov, Kristijan Trapanovski (Dejan Markovski 61’).

Ndeshjen e rradhës Maqedonia e zhvillon sot kundër Maltës.



   
   
Reprezentacioni A