Publikuar më 04 Ноември, 2014 në Lajme, Deri më 17 vjet
Hristijan Trapanovski në minutën e 55-të shënio golin e vetëm dhe të fitores për Maqedoninë. Formacioni i drejtuar nga Vujadin Stanojkoviq zhvilloi ndeshje kualitative, posaçërisht në pjesën e dytë kur krijoi disa raste shumë të mira për të shënuar. Delevski dhe Manecski ishin më afër golit të dytë për Maqedoninë, mirëpo në fund vendimtar u tregua goli i futbollistit të ri të Akademia Pandev, Trapanovskit.
Seleksionuesi i përfaqësueses U 16 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq ndeshjen me Malin e Zi e nisi me këtë formacion:
Hristijan Stevkovski, Metodij Gjorgjiçkov, Mihail Manevski (40’ Meris Fakiq), Antonio Mitrev, Andrej Kirovski, Filip Jovanovski (40’ Vasko Trajkov), Hristijan Delevski (60’ Enis Fazllagiq), Elmas Elif, Jani Atanasov, Hristijan Trapanovski (60’ Mario Naumoski), Boban Zdravevski.
“Kemi zhvilluar një pjesë të parë solide, ishim të mirë në mesfushë, nuk bënim gabime dhe nuk i luajuam kundërshtarit të krijojë shanse. Në aspektin teknik shumë më mirë luajtëm në pjesën e dytë, si ekip ishim në nivelin e dëshiruar dhe në fund me meritë fituam. Shpresoj se lojtarët do të kenë qasje të ngjashme edhe në ndeshjen në Bar”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 16 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq.
Ndeshjen e dytë kontrolluese Mali i Zi dhe Maqedonia do ta zhvillojnë të enjten në Bar, me fillim në orën 11:00.