U 16: Maqedonia fitoi Sllovakinë në Bratisllavë

Publikuar më 07 Јуни, 2016 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë shënoi fitore 3:1 kundër Sllovakisë në ndeshjen e parë, prej dy të tilla të paraparë të luhen në teren mysafir në Sllovaki. Përfaqësuesja e kadetëve të Maqedonisë zhvilloi ndeshje të shkëlqyeshme përballë kundërshtarit shumë kuailtativ dhe me plotë merritë mori fitoren. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dobrinko Ilievski shënuan tre gola, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes kishin të paktën edhe tre mundësi të shkëlqyeshme për gol.

Bojan Kolevski në minutën e 17-të shënoi për epërsi 1:0, ndërsa rezultatin e dyfishoi Darko Çurlinov në minutën e 24. Sllovakia në minutën e 34 arriti të zbusë rezultatin në 2:1, ndërsa Fazlagiq në minutën e 43-të sërish ktheu diferencën prej dy golave për Maqedoninë.

Dy përfaqësueset të ejnten do të zhvillojnë edhe ndeshjen e kthimit kontrolluese. Maqedonia ka shënuar fitoren e katërt me rradhë, pas suksesit të muajit të kaluar kur triumfuam në turneun zhvillues të UEFA-së në San Marino. 



   
   
Reprezentacioni A