U 16: Maqedonia do jetë mysafire në Zenicë

Publikuar më 23 Септември, 2014 Deri më 17 vjet

Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me kombëtaren përkatëse të Bosnjë e Hercegovinës.

Ndeshjet do të luhen në Zenicë. Takimi i parë është caktuar të luhet sot, në orën 16:00, ndërsa ndeshja e dytë me të njëjtin kundërshtar, gjithashtu në Zenicë do të zhvillohet pas dy ditëve në orën 16:00.

Për dy ndeshjet me BeH, seleksionuesi Vujadin Stanojkoviq ka ftuar këta futbollistë:

Filip Jovanovski, Mario Naumovski (Metalurg), Oliver Stojmenovski (Rabotniçki), Elmaz Elif (Rabotniçki), Kristijan Stevkovski (Skopje), Burim Kurti (Shkëndija), Bojan Ilievski (Pelisteri), Emir Nasemi (Gostivari), Andrej Kirovski (Vardari), Dejan Markovski (Vardar), Filip Tanevski (Vardar), Kristijan Lokovski (Bern), Azdren Mena (Hajduk-Split), Riste Shpirov (Akademia Pandev), Metodij Gjorgjiçkov (Akademia Pandev), Dimitar Tasev (Akademia Pandev), Hristijan Trpanovski (Akademia Pandev), Jani Atanasov (Akademia Pandev), Mihail Manevski (Akademia Pandev), Kristijan Delevski (Akademia Pandev) dhe Vasko Trajkov (Akademia Pandev).



   
   
Reprezentacioni A