U 16: Maqedoni-Rumani 3:3 në ndeshjen e dytë kontrolluese

Publikuar më 23 Октомври, 2014 Lajme

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë U 16 ka barazuar 3:3 me Rumaninë në ndeshjen e dytë kontrolluese ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve të reja të zhvilluara në kompleksin ‘Shtëpia e futbollit’.

Përfaqësuesja e Maqedonisë humbte 0:2 në pauzën mes dy pjesëve, mirëpo në pjesën e dytë të përzgjedhurit e seleksionuesit Vujadin Stanojkoviq luajtën në nivel shumë më të lartë dhe shënuan rezultat pozitiv përballë përfaqësueses të fortë të Rumanisë. Mysafirët siguruan epërsi 2:0 me golat e Mezin Anderit në minutën e 30-të dhe Aleksandru Nikusor në të 32-ën. Futbollistët tanë të rinj në pjesën e parë nuk krijuan ndonjë mundësi më serioze për gol, mirëpo në fillim të fraksionit të dytë shënuan tre herë për vetëm 11-të minuta. Në minutën e 54 Jani Atanasov shënoi golin e tij të parë për zbutje të epërsisë së rumunëve, ndërsa i njëjti futbollist barazoi rezultatin pak në vonë kur shënoi gol të mrekullueshëm prej jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit. Dominimi i Maqedonisë vazhdoi edhe më tej duke rezultuar me gol të tretë dhe epërsi në minutën e 65-të, të cilën e solli Filip Stojçevski. Megjithatë, epërsia jonë zgjati shumë shkurtë, pasi Rumani arriti të barazojë vetëm pas dy minutave me golin e Stefanita Radu-s. Deri në fund të ndeshjes Maqedonia kishte iniciativë, disa herë tentuam të shënojmë, mirëpo pa mundur të gjejmë golin e fitores përballë Rumanisë.

“Zhvilluam dy ndeshje kualitative përballë përfaqësueses së shkëlqyeshme të Rumanisë. Posaçërisht shumë interesante ishte ndeshja e sotme. Më gëzon fakti se kemi treguar se mund të kthehemi në lojë edhe pas negativës prej dy golave në pjesën e parë. Kundër Rumanisë dolën në pah lëshime të caktuara në lojën tonë të cilat në të ardhmen do të punojmë për t’i menjanuar, ndërsa gjithashtu pamë se kemi kualitet dhe pjesë të mira në lojë, posaçërisht kur funksionojmë si kolektiv. Jam i kënaqur nga rezultati, mirëpo kemi edhe shumë punë për të arritur nivelin të cilin si staf teknik e kërkojmë. Futbollistët patjetër të punojnë shumë edhe në klubet e tyre”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 16 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq.

Në ndeshjen e dytë me Rumaninë, Maqedonia luajti me këtë formacion: Petkovski, Kirovski, Stojmenovski, Gjorgjiçkov, Delevski (72’ Markovski), Elif (53’ Stojçevski), Sefo (40’ Ananasov), Manevski, Trapanovski, Azdren (40’ Trajkov), Tanevski (40’ Jovanovski).



   
   
Reprezentacioni A