U 16: Maqedoni-Mali i Zi 0:0

Publikuar më 10 Март, 2016 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë ka luajtur pa gola 0:0 në ndeshjen e dytë kontrolluese me Malin e Zi. Seleksionuesi i përfaqësueses së kadetëve të Maqedonisë, Dobrinko Ilievski në takimin e dytë u dha mundësi për të luajtur më shumë futbollistëve të cilët nuk ishin në 11-shen e parë në takimin e zhvilluar dy ditë më parë. Në krahasim me ndeshjen e parë të fituar 7:0 nga Maqedonia, kësaj rradhe në përbërje kishte 7-të futbollistë të ri që filluan ndeshjen.

Në pjesën e parë malazezët kishin posedim më të madh të tipit, mirëpo nuk krijuan ndonjë mundësi të vërtetë për të shënuar. Maqedonia dominoi në vazhdim, krijoi tre shanse shënimi, mirëpo Kolushevski, Kolveski dhe Çurlinov nuk ishin efikas.


“E dinim se pas ndeshjes së parë kundërshtari do të jetë më i motivuar dhe do të ketë një qëllim, të mbetet i pamposhtur. Në atë qëllim në masë të madhe ndikim kishte moti i keq dhe ndryshimi i ternit. Bëmë disa ndryshime në formacion në krahasim me takimin e parë, mundësi për të luajtur kishin të gjithë futbollistët dhe më vjen mirë që si ekip krijojmë shpirt pozitiv në përfaqësuese. Jam i kënaqur me lojën, bëmë presion drejt portës kundërshtare, mirëpo nuk arritëm të shënojmë”, deklaroi seleksionuesi, Dobrinko Ilievski.

U 16: MAQEDONI – MALI I ZI 0:0 (0:0)

Ndeshja e dytë kontrolluese, qendra stërvitore (tereni me bar sintetik) ‘Petar Milloshevski’

Maqedonia: Mite Sekulov (Malik Ziberi), Leonid Mijakovski (Marko Shimunoviq), Kristijan Dodevski (Luka Trajkovski), Besnik Ferati (Filip Stojanovski), Stefan Simonovski, Angel Stratorski, Vasil Krstev (Dejan Kulushevski), Altin Sefo (Filip Antovski), Bojan Kolevski, Enis Fazllagiq, Jakup Berisha (Darko Çurlinov).

Seleksionues: Dobrinko Ilievski






   
   
Reprezentacioni A