U 16: Humbja nga Mali i Zi në Bar

Publikuar më 06 Ноември, 2014 Lajme


Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë ka pësuar disfatë 3:1 nga Mali i Zi në ndeshjen e dytë kontrolluese ndërmjet këtyre dy kombëtareve e zhvilluar në Bar.

Me golin e Jani Atanasovit në minutën e 50-të Maqedonia avansoi 1:0, duke paralajmëruar fitore të re pas triumfit 1:0 në Podgoricë në takimin e parë. Mundësi të shkëlqyeshme për të dyfishuar rezultatin kishte Tanevski, mirëpo goditja e tij shkoi skaj portës. Më pas pasoi përmbysje e plotë e Malit të Zi, që për 10-të minuta shënoi tre gola. Hot Mirza në minutën e 69-të, Nikolla Kumburoviq në të 74-tën dhe Novica Cavarkapa në të 79-ën shënuan golat për përfaqësuesen vendase për të marrë fitoren 3:1.

Seleksionuesi Vujadin Stanojkoviq në këtë ndeshje nxori këtë formacion:

Hristijan Stevkovski, Metodij Dordiçkov, Mihail Manevski, Antonio Mitrev, Andrej Kirovski, Filip Jovanovski (Vasko Trajkov), Hristijan Delevski (Altin Sefo), Elif Elmaz, Jani Atanasov (Dejan Markovski), Hristijan Trapanovski, Boban Zdravevski.

“Kemi zhvillua një ndeshje të mirë. Pjesën e dytë të kësaj ndeshje e nisëm shkëlqyeshëm dhe kjo rezultoi me gol nga ana jonë. Në 1:0 kishim mundësi fantastike për të shënuar edhe një gol, mirëpo për fatin tonë të keq nuk ishim preciz. Në vazhdim të ndeshjes sikur humbëm koncetrimin, këtë e shfrytëzoi Mali i Zi dhe shënoi tre gola. Shpresoj që në të ardhmen do të tregohemi me paraqitje edhe më të mira dhe do të kemi ndeshje më kualitative se kjo e sotmja”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 16 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq.



   
   
Reprezentacioni A