Publikuar më 03 Јуни, 2016 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja
U 16 e Maqedonisë më 7 dhe 9 qershor në Bratisllavë do të zhvillojë dy ndeshje
kontrolluese kundër përfaqësueses U 16 të Sllovakisë. Seleksionuesi i Maqedonisë,
Dobrinko Ilievski për dy takimet me Sllovakinë ka ftuar këta futbollistë:
Portierë: Mite Sekullov (Pro Pjaçenca-Itali), Malik Ziberi (Vardar);
Mbrojtës: Adrijan Hardari (Rapid-Austri), Filip Antovski (Vardar), Angel Stratorski (Gorica-Slloveni), Stefan Simonovski (Rabotniçki), Nikolla Spasov (Akademia Pandev), Filip Aleksovski (Makedonija Gj.P.);
Mesfushorë: Mario Naumovski (Metalurg), Martin Ristov (Publikum-Slloveni), Luka Trajkovski (Pobeda), Stefan Kolevski (Rabotniçki), Besnik Ferati (Shkupi), Enis Fazllagiq (Shkëdija);
Sulmues: Sait Bitiqi (Vardar), Darko Çurlinov (Magdeburg-Austri), Bojan Kolevski (Metalurg), Marko Gjorgievski (Vardar);
“Pas turneut në San Marino në të cilin u prezantuam shkëlqyeshëm dhe shënuam tre fitore, detyrim i yni është të vazhdojmë me paraqitje dhe rezultate të mira. Sllovakia është përfaqësuese e fortë, mirëpo kjo është ajo që na nevojitet për momentin, të luajmë me kundërshtarë të fortë dhe të vazhdojmë kontuinitetin për atë që pason. Në disa muajt e fundit kemi zhvilluar numër të madh të ndeshjeve dhe kemi shënuar vërtet fitore të bukura dhe unë shpresoj që ky trend të vazhdojë edhe në vizitën në Bratisllavë”, deklaroi seleksionuesi Dobrinko Ilievski.