Publikuar më 27 Ноември, 2014 në Lajme
Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë ka zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese kundër Serbisë. Në teren mysafir, Maqedonia nxori rezultat të barabartë 0:0, përballë përfaqësueses së fortë të Serbisë. Në ndeshjen e dytë ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve, futbollistët e Maqedonisë të drejtuar nga Vujadin Stanajkoviq treguan lojë më kualitative dhe më të organizuar në krahasim me takimin e parë. Në pjesën e parë raste të mira për gol kishin të dy palët. Më të mirën për Maqedoninë e humbi Trapanovski në minutën e 24. Në vazhdim të rinjtë e Serbisë ishin më konkret në tentimet e tyre, mirëpo portieri i Maqedonisë me disa intervenime të mira mbajti ekipin në baraspeshë rezultati.
Vujadin Stanojkoviq ndeshjen e nisi me këtë formacion:
Hristijan Stevkovski, Todor Todorovski, Antonio Mitrev, Elif Elmz, Andrej Kirovski, Hristijan Delevski, Azdren Mena, Jani Atanasov, Hristijan Trapanovski, Mihail Manevski dhe Boban Zdravevski.
Në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy përfaqësuseseve, Serbia shënoi fitore bindëse 4:0.