U 15: Maqedonia mundet nga Turqia në ndeshjen e dytë kontrolluese

Publikuar më 17 Март, 2016 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U 15 e Maqedonisë ka humbur me rezultat 0:3 nga Turqia në ndeshjen e dytë kontrolluese ndërmjet dy përfaqësueseve që u zhvillua në terenin e qendrës stërvitore ‘Petar Milloshevski’. Kujtojmë se përfaqësuesja e Maqedonisë U 15 shënoi fitore 2:1 në ndeshjen e parë me futbollistët e rinjë turq.

Kundërshtari e hapi më mirë ndeshjen dhe në 10-të minutat e para përmes Jaserit, kapitenit Javuz dhe Abdulkadir lëshuan disa raste të mira për të shënuar. Futbollistët e Maqedonisë më seriozisht u kanosën në minutën e 18-të me anë të Elezit nga gjuajtja e lirë. Mundësinë më të mirë Maqedonia e kishte në minutën e 26-të, kur gabimin e portierit turk nuk e shfrytëzoi Baftjari që lëshoi mundësi të mirë për të shënuar.

Në vazhdim të takimit, Turqia në periudhën prej minutës së 42-të deri në të 50-ën shënoi dy gola për epërsi 0:2. Golashënsues ishin Ortak Ozgur dhe Ozgan Oguzan. Rezultatin final 0:3 e vëndosi Ulu Bora në min utën e 69-të. Mundësi të mirë për të zbutur epërsinë kishte Nikolla Sekulov në minutuën e fundit të takimit.

Udhëheqësi i përfaqësueses U 15 të Maqedonisë, Dashmir Beari shprehet i kënaqur me lojën e të përzgjedhurve të tij, posaçërisht nga ndeshja e parë e fituar 2:1.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën e treguar nga futbollistët e mi, posaçërisht në ndeshjen e parë që fituam 2:1. Në ndeshjen e dytë kishim rënie fizike dhe nuk mundëm të bartemi me futbollistët e Turqisë që dukej se ishin të përgatitur shkëlqyeshëm në aspektin fizik. Ky ishte grumbullimi ynë i dytë, pas takimeve kontrolluese me Malin e Zi dhe shpresoj që në të ardhmen këta futbollistë do të përparojnë dhe do të piqen”, deklaroi Dashmir Beari.

U 15: MAQEDONI – TURQI 0:3 (0:0)

Ndeshje kontrolluese, qendra stërvitore ‘Petar Milloshevski’

Golashënues: 0:1 Ortak Ozgur 42’, 0:2 Ozgan Oguzan 50’, 0:3 Ulu Bora 69’

MAQEDONIA: Matej Andov, Bozhidar Mitrevski, Mishko Arsovski, Baki Ismaili (David Stojkov), Boris Jakimovski, Amar Kollashinac (Luka Zdravkovski), Besir Baftjari (Edis Spahiu), David Toshevski (Viktor Petkovski), Agon Elezi, Suhejb Muharemi (Selam Alili), Emil Skok (Nikolla Sekulov).

Seleksionues: Dashmir Beari

TURQIA: Muhamed Tepe, Lus Sulejman, Ortak Ozgur, Juce Jaser, Kol Javuc Ali (Ekinci Batuhan), Guli Firat, Bakan Serkan, Kapi Mustafa (Akgun Oguzan), Ulu Bora, Gurel Atalaj, Çelik Abdulkadir (Gumuskaja Muhamed).

Seleksionues: Ustaumer Shenoll




   
   
Reprezentacioni A