Publikuar më 01 Октомври, 2014 në Deri më 17 vjet
Formacioni i Malit të Zi ka shënuar fitore 3:1 përballë përfaqësueses tonë deri më 15 vjeç në ndehsjen e parë që u zhvillua në stadiumin e Makedonija Gj.P. më 30 shtator në orën 16:00.
“Ky ishte grumbullimi i parë i kësaj gjenerate dhe si pasojë futbollistët kishin tremë para paraqitjes dhe nuk ishin në gjendje të tregojnë atë që kishim paraparë para ndeshjes. Si pasojë e kësaj ne humbëm nga Mali i Zi. Shpresoj që në ndeshjen e nesërme do t’i përmirësojmë gabimet e djeshme dhe do të sjellim paraqitje më të mirë”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses më të re të Maqedonisë, Alekso Mackov.
Në ndeshjen e parë kontrolluese Maqedonia U 15 luajti me këta futbollistë:
Ziberi, Spasiq, Ivanovski, Spasov, Ramiq, Peshevski, Ristevski, Aliu, Kolevski, Trajkovski dhe Hajredini.
Në pankinë: Nakov, Trajkovski, Karakalashev, Rizankovski, Sefo, Stojanovski, Terziev, Gjorgjievski, Luma, Krstev.
Ndeshja e dytë luhet më 2 tetor në orën 11:00, poashtu në stadiumin e K.F. Makedonija në Gjorçe Petrov.