U 15: Humbje e re nga Mali i Zi

Publikuar më 02 Октомври, 2014 Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U 15 e Maqedonisë është mundur edhe në ndeshjen e dytë me Malin e Zi, me rezultat 2:1. Përfaqësuesja e re shkëlqyeshëm nisi ndeshjen dhe që në minutën e 8-të me anë të Bojan Kolevsit avansoi 1:0, rezultat me të cilin u shkua edhe në pushim. Mirëpo pjesa e dytë solli përmbysje të plotë të rezultatit. Me dy gola të Danilo Pashuliq në minutën e 50-të dhe 70-të Mali i Zi regjistroi fitore të re përballë përfaqësueses tonë.

Në këtë duel seleksionuesi Alekso Mackov luajti me këtë formacion:

Luka Nakov, Igor Ivanovski, Elvir Ramiq, Donat Aliu, Bojan Kolevski, Horjan Karkalashef-Trajkovski, Viktor Rizankovski, Altin Sefo, Filip Stojanovski, Enser Luma dhe Vasil Krstev.

Në pankinën e rezervistëve ishin:

Malik Ziberi, Mario Spasiq, Nikolla Spasov, Viktor Peshevski, Hristijan Ristevski, Luka Trajkovski, Agon Hajradini, Viktor Terziev dhe Marko Gjorgjievski.

Kemi zhvilluar ndeshje shumë më të mirë se ajo paraprakja. Kemi treguar lojë të mirë që nuk ishte rast herën e kaluar. Jam i kënaqur me qasjen e futbollistëve të mij. Shihet se kemi potencial të madh te këta fëmijë. E vetmja gjë që nuk më kënaq nga ndeshja e sotme është realizimi. Kemi krijuar shumë raste të mira për gol, mirëpo arritëm të shënojmë vetëm një herë dhe në fund kjo u tregua e pamjaftueshme për rezultat pozitiv”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 15 të Maqedonisë, Alekso Mackov.

Ky ka qenë grumbullimi i parë i kësaj gjenerate të re, nga e cila presim rezultate më të mira në të ardhmen.



   
   
Reprezentacioni A