Publikuar më 24 Октомври, 2017 në Lajme
Përfaqësuesja U 15 e Maqedonisë është mundur me rezultat
0:5 nga Turqia në ndeshjen e parë kontrolluese nga dy të tilla të parapara të
zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup. Përfaqësuesja e
fortë mysafire prej fillimit kontrolloi ndeshjen dhe me meritë mori fitoren
bindëse. Në pjesën e parë shënuan Emre Demir dhe Omer Faruh, ndërsa në vazhdim
në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Selman Faruh, Emre Jigid dhe Omer
Faruh. Maqedonia kishte mundësi të shënojë në pjesën e parë përmes Darko
Markovskit, ndërsa të njejtin përfundim pati edhe tentimi i Sllavçe Zhivkovitr.
Të enjten dy përfaqësueset do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë kontrolluese.
MAQEDONIA U 15: Filip Vanevski, David Alioski, Andrej Stojçevski, Behar Feta, Darko Markovski, Marko Mishovski dhe Besmir Elez;
Në pjesën e dytë luajtën: Stefan Mitrev, Viktor Shaurek, Vane Krstevski, Gregori Davkov, Sllavçe Zhivkov, Luka Gjurgjievski, Damjan Qosevski, Ensar Ramadani, Rexhep Samet dhe Kristijan Nikollovski.