Publikuar më 09 Мај, 2022 në Lajme
Përfaqësuesja
U16 e Maqedonisë është mposhtur minimalisht me rezultat 1:0 nga përfaqësuesja e
Hondurasit në xhiron e tretë të Turneut Zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në
Shkup për lojtarë të lindur në vitin 2006.
Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, skuadra e seleksionuesit Vujadin Stanojkoviq, pas dy fitoreve ndaj Taxhikistanit dhe Kosovës, u mposht nga Hondurasi me gol të shënuar në minutën e 75-të të ndeshjes. Skuadra jonë pati disa mundësi të mira në ndeshjen e sotme, por ishim të pafat në realizim.
MAQEDONIA: Sllave Vrgov, Anes Meliqi, Nikolla Stojkovski, Nikolla Manojlov, Numan Ajetoviq, Almir Podgragja, Muhamed Elmas, Andrej Ljubevski, Martin Jovanoviq, Dario Jakimovski, Valentin Blazhevski;
Në pankinë: Spasko Ahtarov, Filip Mitev, Andrej Velkov, Maksimilian Dimitrijevski, Altin Aliji, Flakron Memishi, Daniel Kocev, Stefan Mlladenovski;