Turneu zhvillimor i UEFA-së për futbollist deri në 15 vjeç do të mbahet në Shkup

Publikuar më 02 Септември, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Federata e Futbollit të Maqedonisë në Shkup do të organizojë turneun zhvillimor të UEFA-s për ekipet përfaqësuese deri në 15 vjeç (gjenerata 2008).

Ndeshjet kontrolluese do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.

Përveç përfaqësueses sonë të re të Maqedonisë, do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Kosovës, Malajzisë dhe Armenisë.

Turneu zhvillimor i UEFA-s do të mbahet në periudhën nga 4 deri më 10 shtator.

Përfaqësuesja jonë do ta luajë ndeshjen e parë kundër Armenisë më 5 shtator me fillim nga ora 16:00. Të njëjtën ditë, nga ora 11:00, forcat do të masin Kosova dhe Malajzia.

Më 7 shtator, në turin e dytë, Maqedonia nga ora 16:00 do të luajë kundër Malajzisë. Në orën 11:00 do të luajnë Armenia dhe Kosova.

Raundi i fundit i programit është më 10 shtator, Maqedonia luan me Kosovën në orën 16:00, ndërsa ndeshja ndërmjet Armenisë dhe Malajzisë fillon në ora 11:00.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë deri në 15 vjeç, Rade Karanfiloski, ka vendosur të thërrasë këta futbollistë:

Portierë: Antoni Trajkovski (SSK Skopje), Pavel Grbevski (Vardar);

Mbrojtjës: Riste Stoilov (Akademia Pandev), Mateo Kesic (Vardar), Nazif Ceka (Shkendija), Stefan Stamatoski (Eurofutball), Alban Roçi (Jang Tim), Enver Fejzulovski (Pelister), Martin Dzhangarovski (Maqedoni);

Mesfushorë: David Angelevski (Pelister), Laurent Zhaku (Jang Tim), Aleksandar Grasevski (Nju Stars), Mateo Karanfiloski (Rabotniçki), Ivo Markovski (Draçevo), Dushan Bojovic Zaev (Vardar), David Petrushev (Çukariçki, Serbi), Stefan Bujaroski (Eurofootball), Blendi Ganiu (Shkupi);

Sulmues: Valmir Hamiti (Shkupi), Stefan Brankovski (Triglav);

Rade Karanfiloski, seleksionues i përfaqësueses U15 të Maqedonisë:

“Ky turne do të jetë një mundësi e madhe për futbollistët e rinj, shpresoj se do të arrijmë ta zbatojmë atë që kemi punuar në stërvitje. Këta djem janë ende në zhvillim, ne po përpiqemi t'i drejtojmë në rrugën e duhur dhe vlerat e duhura në sport. Jemi ende në fillim, procesi është i gjatë, si ekip profesionist punojmë shumë për të përmirësuar cilësinë e kësaj përfaqësuese, analizojmë dhe përzgjedhim futbollistë të rinj. Edhe pse rezultati i këtij turneu nuk është në plan të parë, është gjithmonë një ndjenjë e mirë të fitosh dhe të arrish një rezultat pozitiv”.




   
   
Reprezentacioni A