Turneu përmbyllës i Ligës së fëmijëve të FFM-së sezoni 2018/2019

Publikuar më 23 Мај, 2019 Lajme, Ligat e Fëmijëve


Në periudhën prej 24 deri më 26 maj 2019 në terrenet e qendrës stërvitore “Petar Milloshevski” do të zhvillohet turneu përmbyllës i Ligës së Fëmijëve të FFM-së, sezoni 2018/2019. Këtë vit për dallim nga sezonet e kaluara kur mernin pjesë 48 ekipe, Federata e futbollit të Maqedonisë mundësoi të marrin pjesë 88 skuadrave që do të bëjnë gara në gjashtë kategori të ndryshme të moshave, gjenerata e futbollistëve të lindur në vitet 2006, 2007, 2008, 2009, 2010 dhe 2011. Në secilën prej këto kategori në përjashtim të më të rinjëve, do të garojnë nga 16 ekipe dhe në ditën hapëse do të luhen ndeshjet e 1/8 së finales. Duelet çerekfinale dhe gjysmëfinale do të zhvillohen të shtunën, ndërsa të dielën më 26 maj janë planifikuar ndeshjet për vendin e tretë dhe finalet, si dhe ndarja e mirënjohjeve për më të mirët. 


Aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij orari:

24 maj 2019 (e premte)

Ora 09:00 – Arritja e skuadrave, pritja dhe pozicionimi i tyre

Ora 09:30 – Hapja e garave

Ora 10:00 – Ndeshjet e 1/8 së finales

Ora 19:00 – Përfundojnë ndeshjet dhe përcillen ekipet


25 maj 2019 (e shtunë)

Ora 09:30 – Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale

Ora 19:00 – Përfundojnë ndeshjet dhe përcillen ekipet


26 maj 2019 (e dielë)

Ora 09:30 – Ndeshjet për vendet e treta në kategoritë e mbetura

Ora 10:30 – Ndeshjet finale

Ora 12:45 – Ndarja e mirënjohjeve-trofeve për fituesit

Në linkun më poshtë gjeni dyshet dhe komplet orarin e ndeshjeve:

Diagrami 2019.pdf 

FFM bën ftesë të hapur për pjesëmarrje gjithë mediave dhe dashamirëve të futbollit, ndërkohë na lejoni përmes video materialit të bashkangjitur të rikujtojmë si ishte organizimi vitin e kaluar:



   
   
Aktuale

22.10.2021    Lajme

FUTBOLL PA KUFIJ

...

21.10.2021    Lajme

FFM organizoi kamp stërvitor për arbitrat sipas kriteriumeve më të larta të UEFA-së

Arbitrat nga vendi punuan sipas programës së trajnerit kryesor kondicional dhe ekspertit stërvitor për arbitra elitar të...

Kalendar
Reprezentacioni A