Publikuar më 16 Мај, 2022 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja
U15 e Maqedonisë në ndeshjen e fundit të turneut ndërkombëtar Vllatko Markoviq
ka marrë fitore minimale 3:2 ndaj përfaqësueses së Malit të Zi.
Maqedonia dhe Mali i Zi zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, të hapur që në fillim, me shumë lojë luftarake dhe disa kthesa.
Maqedonia hyri shumë mirë në ndeshje dhe arriti të hapë rezultatin në minutën e 15-të. Hisar Ali shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Kundërshtari e barazoi rezultatin në 1:1 pesë minuta më vonë. Në minutën e 54-të, Mali i Zi bëri një përmbysje të plotë dhe kaloi në epërsi për 2:1.
Skuadra e seleksionuesit Dashmir Beari barazoi vetëm dy minuta më vonë. Autor i golit ishte Berkay Shaini.
Golin e fitores për Maqedoninë e shënoi Hisar Ali në minutën e 69-të. Për futbollistin e Maqedonisë ky ishte goli i dytë në këtë ndeshje.