Turneu Milan Milaniq: Maqedonia humb nga Mali i Zi

Publikuar më 11 Мај, 2021 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka humbur nga Mali i Zi në ndeshjen e parë të turneut “Milan Milaniq” i cili po zhvillohet në Stara Pozova të Serbisë. Kundërshtari mori fitore me rezultat 6:5 pas ekzekutimit të penalltive.

Futbollistët tanë lëshuan shumë raste të mira gjatë minutave të rregullta të ndeshjes.

Në pjesën e parë, lojën e mirë nuk arritëm që ta kurorëzojmë me gol. Zani Nazifi e kishte rastin më të mirë për Maqedoninë në minutën e 24-t. Në minutën e 28-të Azis Jamini bëri një goditje nga 16 metra, por portieri kundërshtarë ishte në krye të detyrës dhe intervenoi bukur.

Në shtesat të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski kishin edhe disa raste të mira, por pa realizim.

Zani Nazifi dhe Nikolla Veliçkovski kishin rastet e mira, por kundërshtari falë portierit dhe intervenimet të tij, arritën që të mbajnë portën të paprekur.

Pas ekzekutimit të penalltive, përfaqësuesja e Malit të Zi arriti që të regjistrojë fitore me rezultat 6:5. Në serinë e penalltive, në tri raste kishim mundësi për të fituar ndeshjen, por në të trija tentimet shpërdoruam rastet.  

MAQEDONIA: 1. Stefan Jovanovski, 2. Hadis Tairi, 5. Marko Stoilevski, 6. Maksim Bundalevski, 7. Kire Stojanov, 8. Martin Gjorgjievski, 9. Zani Nazifi, 10. Azis Jamini, 11. Omerfruk Sulejman, 13. Anes Meliqi, 14. Andrej Arizankovski;

Seleksionues: Toni Jakimovski;

MALI I ZI: 1. Petar Bobiçiq, 2. Milosh Vraçar, Luka Bubanja, 4. Luka Camaj, 5. Luka Kecojeviq, Luka Leçiq, 7. Nemanja Paviçeviq, 8. Strahinja Teshoviq, 9. Aleksa Vukadinoviq, 10. Nikolla Medojeviq, 11. Nenad Krivokapiq;

Seleksionues: Kavaja Radovan; 




   
   
Reprezentacioni A