Turneu kualifikues i UEFA-së për U 19: Humbje minimale nga Irlanda e Veriut

Publikuar më 08 Октомври, 2016 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë ka pësuar disfatë minimale me rezultat 2:1 nga Irlanda e Veriut në ndeshjen e xhiros së dytë të Mini turneut paraeliminator të UEFA-së për kualifikim në fazën e lite. Në stadiumin në Inofrocllav, futbollistët e rinjë të Maqedonisë u mundën në kohën shtesë, kur dukej se barazimin kanë në dorë. 

Në pjesën e parë të përzgjedhurit e seleksionuesit Jeton Nesimi i’u kundërvunë shkëlqyeshëm përfaqësueses së Irlandës së Veriut, luhej fortë dhe me shumë ndërperje, me luftë të madhe në mesin e terenit. Të dyja ekipet lëshuan disa mundësi të mira për të shënuar, duke shkuar në pushim me rrjeta të paprekura. Mundësitë më të mira për Maqedoninë i kishin Emil Abaz dhe Agon Hani. 

Në vazhdim kundërshtari luajti me më shumë angazhim, më i sigurtë dhe arriti të shënojë fitore. Rezultatin e hapi Meki në minutën e 59-të. Maqedonia u rikthye shpejt kur konsoliduan rradhët dhe në minutën e 60-të përgjigjen me gol, kur Elif Elmaz realizoi për 1:1. 

Ndeshja shkoi në fund me simetri në rezultat dhe kur dukej se Maqedonia U 19 do të dalë me një pikë nga kjo ndeshje, Meklin në kohën shtesë arriti të shënojë gol për epërsi 2:1 dhe fitore të Irlandës së Veriut përballë Maqedonisë. 

Turneu kualifikues i UEFA-së, Poloni

Përfaqësuese deri në 19-të vjeç: IRLANDA E VERIUT-MAQEDONIA 2:1 (0:0)                                                                                                   

MAQEDONIA: 1. Risto Jankov 2. Viktor Stojkovski 3. Mihail Manevski 4. Agon Hani 6. Esmin Liçina 7. Emil Abaz 8. Elif Elmas 10. Davor Zdravkovski (k)  11. Alban Sulejmani 15. Antonio Mitrev 17. Daniel Milovanoviq ; 

Seleksionues: Jeton Nesimi;

Pankina e rezervistëve: Nehar Sadiki, Milan Ristovski, Hristijan Stevkovski, Darko Dodev, Vane Jovanov, Jani Atanasov;



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A