Turneu i futsallit: Nisim kundër BeH

Publikuar më 05 Декември, 2016 Lajme


Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë sot në orën 18:00 në kuadër të turneut ‘Shkupi 2016’ përballet me Bosnjë e Hercegovinën në ndeshjen e parë të këtij turneu. Të përzgjedhurit e Ivan Bozhoviqit hapin turneun kundër boshnjakëve, ndërsa dy ditë më vonë do të pasojë testi me përfaqësuesen e tret në botë, Portugalinë.

MAQEDONIA: Antonio Petrovski (KFV Veles), Vllatko Petrovski (KFV Veles), Zoran Leveski (KFV Veles), Ferid Agushi (KFV Veles), Daniel De Souza (Mostar-BeH), Igor Leovski (KFV Veles), Martin Todorovski (KFV Veles), Dragan Petroviq (KFV Veles), Taulant Ismaili (KFV Veles), Adrijan Micevski (Skver-Kroaci), Sedat Ziberi (Dinamo Zagreb-Kroaci), Aleksandar Gligorov (KFV Veles), Ivan Krstevski (KFV Veles), Erkan Seferi (KFV Shkupi).

“Jemi përgatitur për ndeshjet kontrolluese që na presin kundër Portugalisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Kjo do të jetë mundësi e shkëlqyeshme për të testuar forcën tonë dhe shpresoj se ndeshjet do të na shërbejnë si përgatitje para kualifikimeve që na presin. Ekipi i Portugalisë është shumë i fortë dhe për momentin janë në majat e futsallit evropian. Ne jemi në një nivel të mirë, jemi në në fazë përgatitore dhe shpresoj që në këtë turne të prezantohemi sa më mirë. Ftoj gjithë dashamirët e futsallit të vijnë në palestrën ‘Boris Trajkovski’ dhe të na mbështesin”, deklaroi kapiteni i përfaqësueses së fustallit, Zoran Leveski.

Orari i ndeshjeve:

5. dhjetor, ora 18:00: Maqedoni – Bosnjë e Hercegovinë

6. dhjetor, ora 17:00: Portugali – Bosnjë e Hercegovinë

7. dhjetor, ora 17:00: Maqedoni - Portugali



   
   
Reprezentacioni A