Publikuar më 13 Април, 2017 në Lajme, Deri më 17 vjet
Federata e futbollit të Maqedonisë prej 18 deri më 23 prill është organizatore e turneut zhvillues të UEFA-së për përfaqësuese deri 16 vjeç. Përveç Maqedonisë si vend organizator i turneut në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Rumanisë, Izraelit dhe Lihtenshtajnit.
Goran Staniq udhëheq Maqedoninë U 16 dhe për këtë turne llogarit në këta futbollistë:
PORTIERË: Dimitrija Gerasimovski (Nju Stars), Matej Andov (Vardar);
MBROJTËS: Bozhidar Mitrevski (Rabotniçki), Vançe Tasevski (Sasuolo-Itali), Dime Todorovski (Rabotniçki), Kristijan Trpçevski (Nju Stars), Boris Jakimovski (Rabotniçki), Alen Liçina (Rabotniçki);
MESFUSHORË: Emil Skoko (Makedonija Gj.P.), Hristijan Stojanovski (Rabotniçki), Bojan Dimovski (Vardar), Kire Trpçevski (Nju Stars), Xhemal Ibishi (Metalurg), Kushtrim Tairi (Shkëndija), Agon Elezi (Shkupi), Vllada Novevski (Vojvodina-Serbi), Besir Baftjari (Teplice-Çeki), Amae Kolashinac (Olimpia-Slloveni);
SULMUES: David Toshevski (Rabotniçki), Arif Ibraim (Akademia Pandev);
"Turneu zhvillues është mundësi e re për tu dëshmuar dhe për të pasur një pasqyrë të kualitetit të futbollistëve të ftuar. Këtë turne do ta shfrytëzojmë si përgatitje për eliminatoret e muajit tetor për kualifikim në fazën elite të UEFA-së. Për mua është shumë me rëndësi të shoh si do të duket ekipi në këto tre ndeshje me Izraelin, Rumaninë dhe Lihtenshtajnin, pasi gjithçka tjetër deri në tetor do të jetë plotësim dhe përgatitje finale për duelet kualifikuese kundër Sllovakisë, B e H dhe Moldavisë. Në turneun zhvillues që pason Izraeli është favorit për vendin e parë, përfaqësuese shumë më kualitative se Rumania dhe Lihtenshtajni, mirëpo ne jemi vendas dhe do të tentojmë të luajmë futboll cilësor kundër të gjithëve", shprehet seleksionuesi i Maqedonisë U 16, Goran Staniq.
Ndeshjen e parë Maqedonia U16 e luan më 16 prill në orën 15:30 kundër Lihtenshtajnit.