Publikuar më 10 Септември, 2021 në Lajme, Deri më 17 vjet
Federata e Futbollit
të Maqedonisë nga 10 deri më 16 shtator do të jetë organizator e turneut për përfaqësueset
U17.
Përfaqësuesja e udhëhequr nga seleksionuesi Toni Jakimovski në turneun që do të zhvillohet në “Petar Milloshevski” do të përballet me përfaqësueset e Serbisë dhe Qipros.
Ndeshjen e parë futbollistët tanë do ta luajnë kundër Qipros me 12 shtator, duke nisur nga ora 15:00. Katër ditë më vonë do të përballemi me Serbinë sërish në “Petar Milloshevski” në orën 11:00.
Serbia dhe Qipro ndeshjen ndërmjet vete do ta luajnë me 14 shtator nga ora 15:00.
Seleksionuesi i përfaqësueset tonë U17, Toni Jakimovski për turneun në fjalë ka ftuar këta futbollist:
Portierë: Samoil Talevski (Akademia Pandev), David Stojanoviq (Makedonija GJ.P.), Behar Serahi (Shkëndija);
Mbrojtje: Simeon Zdravkovski (Nju Stars), Daniel Markovski (Helsinborg, Suedi), Andrej Arizankovski (Pobeda), Marko Stojilevski (Vardar), Anes Maliqi (Shkëndija), Hadis Tairi (Nju Stars), Matej Janevski (Rabotniçki), David Sabotkovski (Helsinborg, Suedi);
Mesfushorë: Azis Jamini (Renova), Amir Nuhija (Shkëndija), Martin Gjorgijevski (Akademia Pandev), Adrijan Zendelovski (Malmo), Muhamed Elmas (Rabotniçki), Kire Stojanov (Akademia Pandev), Zani Nazifi (Shkëndija), Omerfaruk Sulejmani (Shkupi);
Sulmues: Enes Fidani (Rapid Viena, Austri), Nikolla Manojlov (Rabotniçki);
Grumbullimi i përfaqësueses U17 të Maqedonisë është sot në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup.