Publikuar më 18 Април, 2017 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U 14 e Maqedonisë mundi 2:0 përfaqësuesen
e Gjeorgjisë në ndeshjen e luajtur sot në Erevan të Armenisë ku marrin pjesë
akademitë e futbollit që janë nën mbulesë të UEFA-së.
Përfaqësuesja U 14 e Maqedonisë e drejtuar nga Zvonko Zllatanovski kontrolloi lojën dhe gjatë gjithë takimit ishte më e mirë duke merituar plotësisht fitoren. Shansin e parë e kishte Darko Markvoski, mirëpo pa mundur të shënojë. Megjithatë deri në pauzë Maqedonia arriti të avansojë kur pas harkimit nga këndi të Darko Stojanovskit, Sllavçe Zhivkov ishte preciz me kokë duke shënuar për 1:0.
Në pjesën e dytë iniciativa kaloi për Gjeorgjinë, ndërsa kundërsulmet disa herë ishin armë e fortë e Maqedonisë. Behar Feta shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen kundërshtare dhe shënoi për 2:0, duke vërtetuar fitoren e Maqedonisë U 14 kundër moshatarëve të tyre të Gjeorgjisë.
MAQEDONIA U 14: Filip Vanevski, Filio Gjorgjievski, Hristijan Nikollovski, Elemdin Ramadani, Oktaj Rakipi, Darko Stojanovski, Andrej Stojçevski, Damjan Qoseski, Sllavçe Zhivkov, Darko Markovski, Behar Feta;
Luajtën edhe: Stefan Mitrev, Samet Rexhepi, Lavdrim Ibrahimi, Xhemil Jahiji, Hristijan Georgievski, Vane Krstevski, Georgi Davkov, Amir Fejzullovski, Nikolla Dimitrovski;
Përfaqësuesja U 15 të Maqedonisë të cilën në turneun në Armeni e drejton Mario Vujoviq u mund 2:1 nga Uzbekistani.
Kundërshtari krijoi më shumë shanse dhe shfrytëzoi pakujdesinë në mbrojtje në momentet kur Maqedonia arriti të kthehet në rezultat pas epërsisë së kundërshtarit. Maqedonia barazoi në minutën e 70-të me golin e Stefan Gjorgievit, mirëpo vetëm katër minuta më vonë kundërshtari gjeti golin e dytë dhe vendosi fitoren.
MAQEDONIA U 15: Aleksa Jordanov, Rilind Ajdini, Ali Asani, Gorast Stojmenov, Aleksandar Gjurkovski, Ivan Nikollov, Filip Andonovski, Nikolla Sekulov, Stefan Gjorgjiev, Filip Kostovski, Metodi Maksimov;
Luajtën edhe: Spase Terziev, Çlirim Selimi, Zllatko Stojanov, Mario Kosteski, Mario Ilievski, Haris Hoxhiq, Luka Stankovski, Altrim Jakupi;