Publikuar më 02 Октомври, 2017 në Lajme
Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë barazoi pa gola përballë
Bosnje e Hercegovinës në xhiron e parë të turneut kualifikues të UEFA-së për
plasman në fazën elite. Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” futbollistët
e Maqedonisë barazuan pa gola.
Pjesa e parë nuk ofroi futboll të mirë, kishte lojë luftarake, para se gjithash në mesfushë. Dy përfaqësueset në momente mundoheshin të rrezikojnë portat respektive, mirëpo Kaçavenda dhe Andov nuk kishte nevojë në asnjë moment të intervenojnë. Në pjesën e parë disa lëvizje të mira kishte Jusufov, lojtari anësor i Maqedonisë, i cili bënte më shumë problem për mbrojtjen kundërshtare.
Në vazhdim të ndeshjes luhej pak më hapur, posaçërisht Bosnja e Hercegovina. Në minutat e para të pjesës së dytë kundërshtari u kanos me anë të Baxhakut dhe Heriqit. Pak para fundit të ndeshjes Shariq kishte mundësi të mirë, por pa përfundim të saktë. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Staniq luajtën ndeshje të mirë, para se gjithash në mbrojtje, ku kundërshtari nuk kishte shumë hapsira për të luajtur. Në fund ndeshja përfundoi me rezultatin e fillimit 0:0.
Mini turneu eliminator i UEFA-së për kualifikim në fazën elite, Shkup
Përfaqësueset U 17: MAQEDONI – BeH 0:0 (0:0)
MAQEDONIA: 1. Matej Andov 3. Alen Liçina 4. Bozhidar Mitrevski 5. Vane Tasevski 6. Suad Jonuzi 7. Kire Trpçevski ( 2. Kristijan Trpçevski) 8. Agon Elezi 11. Alen Jusufov ( 15. Vllada Novevski) 14. Emil Skoko 16 Dimitar Todorovski 20. Xhemail Ibishi ( 9. David Toshevski);
Seleksionues: Goran Staniq
BeH: 1. Luka Kaçavenda 2. Elvir Muminoviq 3. Dino Islamoviq 5. Stefan Rankiq 6. Robert Voloder 8. Andrej Xhokanoviq 10. Ajdin Hasiq 11. Denil Baxhak 16. Ivan Sharqeviq 19. Elmin Heriq ( 13. Nemanja Nikoliq) 20. Armin Shariq;
Seleksionues: Sakib Malkoqeviq;
Qendra stërvitore “Petar Milloshevski “
Në grupin e njejtë në stadiumin “Boris Trajkovski” në termin të njejtë u zhvillua ndeshja ndërmjet Moldavisë dhe Sllovakisë, në të cilin fitore 2:0 shënuan sllovakët.