Publikuar më 11 Април, 2023 në Lajme, Barazi
Federata e Futbollit të Maqedonisë së bashku me qendrën për Rehabilitim dhe Edukim “Naum Ohridski”, organizoi një turne gjithëpërfshirës në futboll me qëllim që bashkërisht të dërgojmë mesazhin se qasja dhe përfshirja e personave me aftësi të veçanta në terrenet sportive është e rëndësishme.
Në turneun e organizuar në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" morën pjesë shtatë shkolla nga Maqedonia, të përfaqësuara nga ekipe për meshkuj dhe femra. Ideja që po përcjellim është vetëm një kujtesë se duhet t'u japim të gjithëve mundësi të barabarta për sport dhe jetë të shëndetshme, për edukim fizik cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe për një shëndet më të mirë mendor.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Drilon Ganiu së bashku me përfaqësuesin e shkollës “Naum Ohridski”, Stanislav Mircevski hapën turneun e sotëm dhe për pjesëmarrësit ndan çmime dhe mirënjohje simbolike.
- “Është nder dhe privilegj për ne që të kemi mundësinë të përfshihemi në projekte që kontribuojnë për të përfshirë të gjithë në lojën e futbollit. Ne përballemi me një sërë sfidash në drejtim të sigurimit të kushteve të barabarta për të gjithë dhe përfshirjes së personave me aftësi të veçanta, por me mbështetjen e FFM-së dhe organizatës CAFE - totalaccess, jemi në rrugë të mbarë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndikuar në organizata dhe institucione të tjera që të ndërmarrin hapa në atë drejtim”, tha Drilon Ganiu.