Publikuar më 06 Април, 2015 në Lajme, Deri më 17 vjet Femra
Përfaqësuesja e re e vendit gjatë gjithë ndeshjes ishte kundërshtar më i mirë dhe me plot meritë i’u gëzua fitores bindëse. Aktore më e mirë e takimit ishte Yllza Maksuti e cila shënoi hat-trik. Nga një gol shënuan Elma Sheshmoviq dhe Jana Çubrinovska.
“Zhvilluam një ndeshje të të mirë, hymë të motivuar maksimalisht dhe të gjithë që luajtën i plotësuan detyrat e dhëna. Nesë zhvillojmë ndeshjen e dytë kundër Lihtenshtajnit hde do të mundohemi të përsëritim lojën e sotmë dhe të shënojmë fitoren e dytë”, deklaroi seleksionuesi Kiril Izov për faqen zyrtare të Federatës së futbollit të Maqedonisë.
Udhëheqësi i përfaqësueses U 16 të femrave, Kiril Izov ndeshjen e luajti me këtë formacion: Evgenija Krsteska, Ana Bllagonova, Teodora Gjorgjievska, Anita Gocevska, Ivana Binevska, Elma Sheshmoviq, Marija Belistojanoska, Jana Çubrinovska, Mila Talevska, Anastasija Nikollovska dhe Yllza Maksuti.