Triçkovski zyrtarisht në Al Nasr

Publikuar më 16 Јули, 2014 Lajme, Lajme

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ivan Triçkovski edhe zyrtarisht ka firmosur marëveshje me skuadrën El Nasr, një prej klubeve më të mira në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sulmuesi reprezentues ka firmosur marëveshje dyvjeçare me skuadrën e Al Nasr. Në klubin e ri, Triçkovski sërisht do të punojë me Ivan Ivanoviq, trajner i cili ishte shef i stafit teknik në APOEL kur skuadra nga Qipro arriti deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me maqedonasin në formacion.

“Jam shumë i kënaqur me kushtet, kam thënë më parë se do të pranoj ofertën më të mirë. Për mua kjo është një sfidë e re dhe shpresoj që sfidës së re t’i përgjigjem më së miri që mundem”, deklaroi Triçkovski.

Në Al Nasr, Triçkovski do të jetë zëvendësim për sulmuesin brazilian Eder Luiz. Sezonin e kaluar maqedonasi e kaloi në huazim nga Brizhi në Vasland-Beveren. Në karrierën e deritashme Triçkovski ka luajtur për Vardarin, Rabotniçkin, Crvena Zvezdën, Paralimin, APOEL-in dhe Brizhin.



   
   
Reprezentacioni A